PLD gjykojnë incidentet e mbrëmshme, të zbulohen dhe dënohen dhunuesit

Partia Liberal Demokratike përmes një kumtese me shkrim reagoi ndaj incidenteve të mbrëmshme që rrodhën si rezultat i ndeshjes futbollistike Vardari-Shkupi.

“Partia liberal demokratike i gjykon incidentet e mbrëmshme në Shkup ku në ndeshjen futbollistike midis Vardarit dhe Shkupit u sulmuan  dhjetë kalimtar të rastit në më shumë lokacione në qytet.
Dërgojmë kritika të ashpra deri te puna dhe organizimi i MPB në këtë ngjarje sportive, pasi që mendojmë se një ndeshje me një rrezik kaq të madh nuk guxon që të lëshoj huligan  në qendrën e Shkupit, duke kërcënuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Ky akt primitivizmi dhe huliganizmi i individëve është rezultat i panikës së partive në pushtet, të cilët para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare po tentojnë që të nxisin tensione ndër nacionale, duke keqpërdorur përfaqësues të tifozëve futbollistik.
Si parti politike, kërkojmë që të zbulohen dhe dënohen jo vetëm dhunuesit në këto incidente, por edhe urdhërdhënësit e tyre”, thuhet ndërmjet tjerash kumtesën e PLD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button