Shkup, për gjashtë muaj u dëmtuan 500 shenja të komunikacionit

 

Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica”, të cilat kryejnë kontrolle të rregullta në sinjalistikën rrugore, me qëllim që të mundësohet zhvillim papengesa i trafikut dhe i sigurt, i kanë riparuar shenjat e dëmtuara, dhe ku ka pasur nevojë kanë vendosur shenja të reja.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në rrugët dhe bulevardet e qytetit janë vendosur 300 shenja të reja të komunikacionit.

Gjatë kontrolleve të rregullta është vërtetuar se shenjat e dëmtuara ngjyrosen me prej (ngjyrë), përdoren si tabela reklamuese dhe në to ngjitet material reklamues, shtrembërohen, dhe shumë prej tyre janë hequr plotësisht.

Qyteti i Shkupit dhe NP “Rrugë dhe rrugica” u bën thirrje qytetarëve që t’i ruajnë dhe të mos i dëmtojnë shenjat e trafikut dhe ta respektojnë sinjalizimin rrugor me çka do të kontribuojnë për zhvillimin më të sigurt të trafikut.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në rrugët dhe bulevardet e qytetit janë dëmtuar 500 shenja të komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button