Chelsea barazon në ndeshjen e parë

Kampioni i Anglisë, Chelsea e ka nisur me barazim edicionin e ri 2015/16 të Premierligës.

Skuadra e Jose Mourinhos ka barazuar 2:2 me Swansean, në ndeshjen e zhvilluar para tifozëve të tyre në Stamford Bridge.

Chelsea e nisi shumë mirë takimin kur shënoi në minutën e 23’ me golin e Oscar, por Swansea e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 29’të.

Vetëm një minutë më vonë Chelsea shënoi edhe golin e dytë me anë të Willian, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte vendimtare, ku Courtois ndërhyri në mënyrë të palejueshme në Gomis, duke u ndëshkuar kështu me karton të kuq dhe shkaktuar penallti.

Ishte vet Gomis që shënoi nga pika e bardhë për 2:2, rezultat ky i fundit në këtë ndeshje.

Lajme të ngjashme

Back to top button