Përfundon në pranga reperi Busta Rhymes

Njëri ndër reperët më të njohur Busta Rhymes është arrestuar gjatë natës së mbrëmshme. Incidenti thuhet të ketë ndodhur gjatë kohës kur reperi 43-vjeçar ka qenë duke ushtruar në “Steel Gym” ndërsa ka goditur me shishe punonjësin e një palestre, transmeton Indeksonline.

Deri tek incidenti thuhet të ketë ardhur për shkak të një zënke mes punonjësit dhe reperit. Sipas policisë i godituri nuk ka pësuar dëmtim serioz ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, mendohet se i gjithë sherri ka nisur pasi punonjësi i palestrës nuk ka lejuar kameramanin e reperit ta filmonte atë gjatë kohës që po ushtrohej fizikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button