Janë dhënë edhe 768 vërtetime për migrantët

­Edhe 786 migrantëve u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit në Maqedoni në 24 orët e fundit. Vërtetime të tilla u janë dhënë gjithsej 27.233 shtetasve të huaj, kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme. Nga vërtetimet e sapodorëzuara 480 janë për personat e gjinisë mashkullore, 118 femërore, 174 për fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit ndërsa 14 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetimet, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë 20.738, pastaj Afganistanit 1.945, Irakut 1.440, Pakistanit 928, Somalisë 526, Palestinës 435, Kongos 285, Kamerunit 133, Eritreas 129, Nigerisë 100, Etiopisë 99, derisa të tjerët janë në numër më të vogël.

Deri te reparti për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohje të drejtës së azilit ndaj bazës së vërtetimit të dhënë paraprak. Ekipet e Kryqit të Kuq deri mbrëmë në orën 16:30 u kanë dhënë ndihmën e parë 114 personave, nga të cilët 27 intervenime ka pasur në Tabanovc dhe 73 në Gjevgjeli.

Nëntë shtatzëne kanë kërkuar asistencë nga ekipet mobile. Ekipet kanë distribuar 524 shishe ujë, 36 paketa ushqime, nga 36 kuti higjienike për burra, gra dhe për vetëndihmë, si dhe gjashtë paketa për fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button