United sytë tek Toni Kroos

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal e dëshiron edhe një mesfushor të madh në skuadër para fillimit të ri të Premierligës.

Metro shkruan se Van Gaal ka kthyer interesimin nga mesfushori fantastik i Real Madridit, Toni Kroos, i cili vetëm një edicion më parë kaloi në Real nga Bayern Munich.

Unitedi për shërbimet e gjermanit ka bërë gati 50 milionë euro, apo 25 milionë më shumë se sa e transferoj Reali.

Megjithatë, largimi i tij do të jetë shumë i vështirë, pasi Real nuk dëshiron ta shes gjermanin dhe Kroos është i lumtur në Madrid.

Lajme të ngjashme

Back to top button