Barcelona në kërkim të një mbrojtësi

Kampioni i Evropës, Barcelona është duke kërkuar një mbrojtës, pasi Adriano pritet të kaloj në Roma për 6 milionë euro.

Sport shkruan se Barcelona po interesohet për mbrojtësin belg të Tottenhamit, Jan Vertonghen, i cili mund të luaj edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Vertonghen pritet t’i kushtojë Barcelonës rreth 30 milionë euro, para të cilat do të sigurohen me shitjen e Pedros në Manchester United.

Po ashtu Barcelona thuhet se në listën e transferimeve e ka edhe mbrojtësin e Monacos, Aymen Abdennour.

Lajme të ngjashme

Back to top button