Plumbi qorr plagosë një 68 vjeçare në Shkup

Krismat në dasma vazhdojnë të sjellin pasoja për qytetarët.Një Grua e moshës 68 vjeçare është plagosur mbrëm nga njhë plumb qorr në kryeqendër.

Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për Qytetin e Shkupit, Liza Bendevska, e cila ka sqaruar se: “Mbrëmë rreth orës 20.00 nga Spitali i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup është paraqitur rasti në polici se një person ka marr plagë në pjesën e krahut, më konkretisht nën bërryl. Plaga është shkaktuar nga një plumb qorr me siguri nga armë zjarri. Gruaja me iniciale N.S e moshës 68 vjeç nga Shkupi gjatë bisedës ka deklaruar se rreth orës 17.00 deri sa ka qëndruar në një restorant në rrugën “11 Tetori” në qendër të Shkupit ka vërejtur se ka plag dhe mënjëher ka kërkuar ndihmë mjekësore. Sektori për Punë të Brendshem ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bërë ekspertizën e duhur për të kapuar autorin”, thekson Bendevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button