Vaksina e re kundër Ebolas rezulton e suksesshme

Injeksioni eksperimental amerikan u testua në një majmun dhe rezultoi se ofron mbrojtje nga 75 deri në 100 perqind ,sipas studimit të publikuar në revistën “Nature Medicine”.

Vaksina në fjalë pritet të fillojë testimin edhe në njerëz. Kafshët që morën injeksione shtesë në kuadër të planit të ri të vaksinimit, që ndodhet në faze hulumtimi.

Për shkencëtarët, kjo është prova e parë e mbrojtjes së përhershme që jep vaksina kundër virusit Ebola e llojit Zaire, një specie virale që ka shkaktuar epideminë, duke marrë jetën e më shumë se 2.000 njerëzve në Afrikën Perëndimore, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas shkencëtarëve, nëse vaksina miratohet , do të përdoret për popullatën gjatë epidemive të ndryshme.

Ky zbulim është cilësuar më i madhi në shëndetësi dhe mendohet të parandalojë përsëritjen e tragjedive të përmasave si ajo që shkaktoi virusi vdekjeprurës i Ebola, veçanërisht në Guinea , Sierra Leone dhe vende të tjera të Afrikës.

Lajme të ngjashme

Back to top button