Galatasaray 11 milionë euro per Ibrahimovic

Klubi turk i futbollit, Galatasaray i ka ofruar 11 milionë euro lojtarit të ekipit kombëtar suedez, Zlatan Ibrahimovic për kalimin e tij në Stamboll, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat suedeze dhe italiane kanë shkruar gjerësisht për këtë temë. Gazeta suedeze “Aftonbladet” shkruan se për Ibran janë të interesuar klubi italian, AC Milan, Roma dhe Manchester United, por, megjithatë, shuma më e madhe e ofruar për Zlatan Ibrahimoviçin është ajo e Galatasarayit.

“Ibrahimovic ka rënë dakord me Galatasaray, më 6 gusht, pritet të kalojë kontrollin mjekësor”, shkruan në një artikull “Aftonbladet”.

Gazeta italiane “Corrierer della Sera”, shkruan se Galatasaray i ka ofruar një shifër prej 11 milionë eurosh Ibrahimoviçit, dhe se lojtari i fubollit suedez do të vendosë nëse do ta vazhdojë kaarrierën e tij tëk Galatasaray apo tek Millan.

Televizioni italian “Mediaset”, gjithashtu njoftoi se Galatasaray për transferimin e Ibrahimovic ofroi 11 milionë euro, dhe klubi i tij aktual 5 milionë euro.

Megjithatë, “Mediaset”, tha se Ibrahimovic nuk dëshiron të luajë në Turqi, dhe që ai nuk e ka pranuar ofertën Galatasaray.

Lajme të ngjashme

Back to top button