Çifti bashkëshortor denoncojnë njëri-tjetrin për dhunë

Një çift bashkëshortësh kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në qytetin e Korçës. Gjatë ditës së shtunë u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për bashkëshortët M.V., 48 vjeç dhe A.V., 56 vjeç, të dy banues në Korçë, transmeton Shekulli.

Burime nga policia thanë se të dy bashkëshortët kishin ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit. Fillimisht mësohet se është paraqitur pranë uniformave blu gruaja, dhe më pas bashkëshorti i saj.

Çifti kishin probleme dhe konflikte prej disa kohësh, dhe së fundi debatet kishin degraduar në dhunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button