PL: Mos të harxhohen para të qytetarëve për monumentin e ri të Nënës Terezë!

Humaniteti dhe veprat e shenjtores Nënë Tereza janë të shumta dhe kemi respekt për atë. Megjithatë, nuk duam të hyjmë në qëllimet e këtij projekti të Qeverisë i cili ka qenë i planifikuar nga donacioni i biznesmenit kontravers Subrata Roj, ka reaguar “Komisioni për ekonomi dhe financë” pranë Partisë Liberale kundër vendimit të Qeverisë së R. M-së për vazhdimin e harxhimit të parave nga arka e shtetit, për ndërtimin e monumentit të Nënës Terezë në sheshin e Shkupit.

“Në kushte kur ky projekt nuk mund të realizohet sepse investitori është në burg, është e papranueshme që Qeveria ta merr përsipër realizimin e tij nga fondi i buxhetor. Veçanërisht për faktin që Nënë Tereza tanimë ka monument të ngritur, në rrugën “Maqedonia” në afërsi të vendit ku është paraparë të ngritet monumenti i ri në Shkup, thonë nga “Komisioni për ekonomi dhe financë” nga Partia Liberale e cila apelon për përmbajtje të harxhimit të fondit buxhetor për objekte joproduktive në kohë të ekonomisë së ngadaltë dhe krizës politike.

“Qeveria e RM-së me marrëveshjen e Përzhinos për karakter teknik, thuajse të gjitha projektet dhe vendimet ligjore duhet t’i sjellë në Parlament ku do të jenë të pranishëm e gjithë përbërja parlamentare”, kërkon PL.

Lajme të ngjashme

Back to top button