Vdiq një 24 vjeçar në aksident me motoçikletë

Humbi jetën Ivan F. (24) nga Radovishi në një aksident me motoçikletë të shtunën, raporton Kanal 5.

Dje, rreth orës 04:40 në rrugën drejtë Malit Pllaçkovicë në Radovish, Ivan F. humbi kontrollin derisa po voziste motoçikletën “Honda” me targa të Shtipit, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë pranë rrugës.

Nga plagët e marra ai vdiq në vend. Autoritetet kompetente kanë kryer këqyrje në vend-ngjarje dhe po punohet për zbardhje të plotë të rastit./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button