Presidenti i Napolit nuk është i kënaqur me paratë e Champions League

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka dhënë një ide për të formuar Superligën Europiane duke patur ekipet më të mëdha të kontinentit.

“Dua të zvogëloj këtë ligë në 16 ekipe dhe të krijoj një Kupë të madhe Europiane që do të sjellë së bashku pesë ekipet më të mëdha nga pesë ligat Europiane”, tha 64-vjeçari për L’Equipe.

“Një javë do t’i përkushtohej kampionatit shtetëror, ndërsa tjetra kampionatit Europian me ekipe si Manchester United, Real Madrid, PSG, Bayern, AC Milan”.

“Do të ishte e çmendur, fundi i botës! Kjo garë do të përfitonte 5 miliardë euro – një revolucion”.

“Çdokush shihet i kënaqur me fitime prej 40 milionë € në Champions League. Unë nuk jam. Dua të fitoj 150 milionë ose 200 milionë euro”.

Lajme të ngjashme

Back to top button