Telashe për Snoop Dogg, pas drogës kapet me 442 mijë dollarë cash

Edhe një problem me autoritet evropiane për reperin Snoop Dogg.

Ai pasi është kapur me drogë në Suedi, tani është ndaluar në Itali me një shumë të madhe parash kesh me vete.

Policia italiane e ka ndaluar reperin me 442 mijë dollarë me vete, ndërsa gjysma e kësaj shume i është marrë nga policia në Milano pasi bëhet fjalë për rast të pastrimit të parave.

Snoop Dogg ka qenë duke u kthyer nga performanca në Kalabri ndërsa të dielën duhet të performojë në festivalin Kendal Calling në Angli.

Lajme të ngjashme

Back to top button