Donacion nga Norvegjezët për shkollën e mesme të Bujqësisë në Tetovë

Në shkollën e mesme bujqësore “ Mosha Pijade” në Tetovë është  hapur në mënyrë  solemne kabineti elektroteknik. Pajisja elektroteknike është donacion nga shkolla profesionale “Kuben” në Oslo me ndihmën e Qendrës së dialogut “Nansen” në Shkup.

Pajisja elektroteknike me 15 aparate mundëson që të punojnë njëkohësisht 30 nxënës. Me këtë rast zëvendësministri i arsimit Safet Neziri, tha se ky donacion do tu shërbejë nxënësve për të kryer punën praktike. Zëvendësdrejtori i Shkollës “Mosha Pijade”, Sherif Abdurahmani, thotë se ky donacion me pajisje do të mundësojë profesorëve dhe nxënësve që edhe në praktikë të mësojnë përmes aparateve të donuara nga Norvegjezët.

Lajme të ngjashme

Back to top button