Ibrahimi dhe Mehmeti takojnë Astrid Tors

Kryetarja e Komitetit për marrëdhënie ndëretnike nga radhët e BDI-së Ermira Mehmeti dhe anëtari i këtij komiteti nga PDSH Orhan Ibrahimi kanë takuar Komisaren për pakica pranë OSBE-së Astrid Tors. 

Deputetja Mehmeti tha se konstatim i përbashkët i anëtarëve të Komitetit dhe z.Tors në fakt ishte se në çdo shoqëri me diversitete kaq të mëdha, në çdo shtet multietnik siç është edhe rasti i Maqedonisë, “problemet në marrëdhëniet mes komuniteteve ekzistojnë dhe ato nuk mund të zgjidhen menjëherë dhe të gjitha së bashku”. 

“Por është detyrë, përgjegjësi dhe mjeshtri e të gjithë aktorëve shtetëror veçanërisht klasës politike që me punën e tyre, me angazhimet e tyre të kontribuojnë për akomodimin apo menaxhimin e këtyre tensioneve për të mos lejuar që ato të shfryhen jashtë institucioneve dhe në mënyra të dhunshme”, tha deputetja e BDI-së Mehmeti. 

Ndërkohë, Orhan Ibrahimi, tha se ishim dëshmitarë se, “sa rëndë BDI-ja i ka shitur interesa e shqiptarëve”. “Edhe njëherë në Komitetin për marrëdhënie ndëretnike ata thanë se gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoni, shqiptarët nuk ndjekjen, nuk ka proces të montuara politike, nuk ka ekzodus të shqiptarëve prej Maqedonisë. 

“Ndërsa qëndrimi ynë i PDSH-së është konstant, mendojmë se denjësisht i kemi mbrojt interesat më vitale të qytetarëve shqiptarë”, tha Ibrahimi i PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button