Dibra kundër projektit “Fusha e Llukovës”, që do të marrë e ujin nga lumi Radikë

Pushteti vendor i Dibrës në krye me Ruzhdi Lata, organizatat joqeveritare  dhe qytetarë të shumtë janë kundër projektit “Fusha e Llukovës”, ku duhet të merret  një pjesë e lumit Radikë, u theksua gjatë takimit të sotëm me përfaqësues të ELEM  dhe Bankës Botërore, dhe sipas përfaqësuesve dibran kjo shkon në dëm të rajonit të Dibrës.

Projekti ka më shumë qëllim politik sesa ekonomik, edhe pse kjo nuk tregohet në mënyrë publike. “Projekti i këtillë ka filluar, ndërsa ne si pushtet vendor nuk jemi të pyetur për këtë problem, por na jepet në dorë një projekt final. Jam kategorikisht kundër këtij projekti derisa të vërej se çfarë është   fitimi jonë me këtë projekt”, tha kryetari Ruzhdi Lata.
Kryesuesi i Këshillit komunal, Bashkim Mashkulli potencoi se i gjithë Këshilli komunal është kundër këtij projekti duke e vlerësuar si projekt antishqiptar dhe antidibran . Sipas tij në këtë qytet ka shumë padrejtësi dhe kjo është më e fundit që nuk tolerohet, tha Mashkulli.

Edhe përfaqësues të tjerë të organizatave qytetare u shprehën kundër këtij projekti duke e potencuar si projekt diskriminues.
Përfaqësuesi i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Mohinfer Gullati, tha se vërehen të gjitha detajet dhe projektet e dizajnuara me ekspertë të brendshëm dhe ndërkombëtar.

“Janë në procedurë e sipër të gjitha aspektet. Tentojmë për një ambient jetësor që mos rrënohet dhe të  respektohen të gjitha standardet ndërkombëtare. Do të përgatitet një version i projektit dhe se komunikimet do të vazhdojnë”, tha Gullatin, i cili potencoi se Banka Botërore  gjatë dhjet viteve ka  pasur shumë projekte në Maqedoni, ndaj dhe do të merret në konsideratë  edhe ky projekt i Dibrës.

Përfaqësues të ELEM përsëritën se projekti “Fusha e Llukovës” do të realizohet me standardet ekologjike,  dhe se me këtë projekt do të siguron ujë për prodhim të energjisë elektrike  për 125 kilovat orë.

Sipas gjithë projektit, prurjet ujore në lumin Radikë do të jenë për 32 përqind më pak që do të thotë thithje e madhe e ujit të Dibrës për projekte politike, u tha në takimin mes pushtetit vendor të Dibrës  me ELEM dhe Bankën Botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button