Takim Gruevski Fyle, bllokada e Greqisë e paqëndrueshme

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe eurokomisari Shtefan Fyle në takimin në Bruksel arritën marrëveshje për hapat e ardhshme të cilat janë të domosdoshëm për ti dhënë dinamikë eurointegrimeve.

Gruevski pas takimit deklaroi se e ka informuar eurokomisarin për të gjitha ndodhitë e fundit politike në vend.

Gruevski dhe Fyle kanë konstatuar se përvoja e deritanishme e bllokimit nga ana e Greqisë është e  paqëndrueshme dhe se duhet të gjendet zgjidhje se si të fillojnë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Me Fylen biseduam nga të gjitha aspektet si politike ashtu edhe teknike. kemi pasur një takim të mirëfilltë në drejtim të shkëmbimit të informacioneve. Do të mbetemi në kontakt dhe do të vazhdojmë të punojmë në drejtim të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Gruevski.

Gruevski citohet të ketë deklaruar se çështja e emrit nuk varet nga qëndrimi i komisonerit Fyle, por varet nga qëndrimi i Greqisë. 

“Kjo nuk është një çështje e lehtë. Pesë vjet rresht ne marrim raporte pozitive. Komisioni Evropian i jep rekomandime Këshillit Evropian për fillimin e negociatave” ka deklaruar ndër të tjera kryeministri Gruevski, sipas një njoftimi i Peter Stano, zëdhënës i Fyles.

Lajme të ngjashme

Back to top button