Dy tetovarë futen në një shtëpi me motoçikletë

Njëzet vjeçari F.E. dhe bashkëudhëtari i tij A.R. 15 vjeçar nga fshati Dobrosh i Tetovës , mezi kanë shpëtuar gjallë, pasi me motoçikletën e tyre kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur në murin e një shtëpie.

Aksidenti ka ndodhur dje pasdite, rreth orës 18, në rrugën lokale në Dobrosht, kurse motoçikletën e ka drejtuar F.E. (20). Dy të rinjtë kanë marrë lëndime të rënda. Me dy vetura ata janë dërguar në spitalin e Tetovës, ku janë ndalë për shërim të mëtutjeshëm.

Shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e madhe.

LEXO: Tetovari fluturon me “BMW”-në në kafiteri

Lajme të ngjashme

Back to top button