Jashari takoi ekspertin e Komisionit Europian Xhejms Hamilton

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari priti sot në takim prokurorin dhe ekspertin e Komisioni Europian Xhejms Hamilton, i deleguar në Maqedoni për ndërmejtësimin në mes të palëve të përfshira në marrëveshjen e Përzhinos.

Jashari fillimisht e informoi prokurorin Hamilton për situatën aktuale në Maqedoni, pranë tij shtroi të gjitha aktivitetet e ndërmarra nga ministria e drejtësisë të cilat kanë të bëjnë me rekomandimet e raportit të Pribes.

Ndërsa Prokuroi Hamilton ka njoftuar Jasharin për bisedimet e fundit të grupit punues nga përfaqësuesit e katër partive politike të obliguara për zbatimin e marrëveshjes.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua për mënyrën e funksionimit të prokurorisë në përgjithësi si dhe u shtrua edhe çështja e prokurorit special i cili duhet të zgjidhet më 15 shtator të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Back to top button