Portieri 16-të vjeçar i Milanit që i priti penaltin Kroosit (Video)

Mund të kishte qenë heroi i ndeshjes, 16-vjeçari Gianluigi Donnarumma, por ndeshja e tij Milan-Real Madrid nuk është mbyllur mirë me penalltinë e gabuar. Megjithatë, ky moment nuk mund të fshijë gjërat pozitive të bëra nga portieri, si pritja e penalltisë së Toni Kroos që ka mbajtur në lojë kuqezinjtë, por edhe fakti se ka luajtur kundër ekipit mbretëror.

Mihajloviç e ka aktivizuar 15 minuta para fundit, në vend të Diego Lopez, duke i dhuruar një vitrinë që Inzaghi ka menduar t’ia dhurojë në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar, kundër Atalantës. Është portieri i kombëtares së Italisë Under 17-të dhe Milani e ka marrë menjëherë si portier të tretë në ekipin e parë. Kur ka qenë akoma më i ri, pjesë e skuadrës së Napolit, e ka kërkuar gjithë Italia: Fiorentina, Juventus, dhe mbi të gjithë Interi, që e ka marrë edhe për një provim, i kaluar pa asnjë vështirësi.

Kur dukej se do të ishte një mbrëmje për t’u harruar ka ardhur pritja vendimtare ndaj Toni Kroos në penalltinë e pestë pasi Bacca kishte gabuar për kuqezinjtë dhe nëse Reali do të kishte shënuar do të kishte mbaruar aty. Shumë i gjatë – 1,97 – i sigurt, reflekse të shpejta, me personalitet, thonë se duhet të përmirësojë lojën me këmbë, me të cilat bëri gabimin më të rëndë në karrierë, në shkurt, kundër PSV Eindhoven, në ndeshjen hapëse të turneut të Viareggios.

Lajme të ngjashme

Back to top button