Elseid Hysaj lojtari më i ri i Napolit

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare edicionin e ardhshëm duket se do të veshë fanellën e Napolit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Empolit, Marcello Carlli, raportojnë mediat italiane.

“Kemi arritur marrëveshje me Napolin. 5 milion euro është vlera e transferimit. Ka qenë pengesë e drejta e imazhit për futbollistin, por ky është problem i tejkalueshëm” ka thënë Carrli.

Edhe Hysaj është shprehur i lumtur për këtë arritje duke thënë se kjo është mundësia për ta treguar vetën në një skuadër të madhe siç është Napoli, raportojnë mediat italiane.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button