Rama: Në shtator nisin reformat e rëndësishme

Gjatë konferencës “Mbështetja e zhvillimit ekonomik”, kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se së bashku me ekspertët e BE-së, qeveria po punon për identifikimin e rrugëve të reja për rritjen e ekonomisë. Ai u shpreh se nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave nuk do të lejojë që kriza energjetike të cenojë vendin.

“Anëtarët e skuadrës sonë për zhvillim ekonomik janë ekspertë të BE-së. Kemi identifikuar rrugë të reja të rritjes ekonomike, që të kalojmë nga një model që sjell zhvillim të paqëndrueshëm ekonomik dhe me kosto të lartë, në një model që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim real, me kosto më të ulët”, tha Rama.

Kreu i shtetit ka njoftuar për disa nga reformat më të rëndësishme që qeveria synon të nisë në shtator të këtij viti. Ai e nisi me reformën në e ujësjellësit, në mënyrë që të shmangen abuzimet, lidhjet e paligjshme si dhe të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm. Një tjetër reformë është ajo kundër informalitetit, ku do të ketë operacion frontal në dogana, tatime dhe sigurime. “Në shtator do të nisim me reforma të rëndësishme. Do të shtrëngojmë më shumë masat penale dhe nuk do të lejohet puna në të zezë”, u shpreh Rama.

Kreu i shtetit tha se në turizëm janë lejuar të drejta zhvillimi të paligjshme për zhvillimin, duke u shprehur se “paraardhësi im thoshte të bënte ndërtime shtesë në ndërtesa që të kishte sa më shumë pushues, po kush është kostoja e këtij zhvillimi? Është një zhvillim kaotik, ku janë shkatërruar shtretër të tërë lumenjsh për materiale ndërtime, sipërfaqe bujqësore, prerje të ullinjve, janë penguar mundësitë për të patur siguri në rrugë”.

Rama tha se për 20 vite është financuar vetëm iluzion në bujqësi, dhe jo zhvillimin. “Edhe ato pak të ardhura qeveria e mëparshme i thërrmonte duke dhënë lëmosha për individ” , shtoi kryeministri. “Vendet nuk dallohen nga njëri-tjetri për atë që kanë, por për atë që dinë. Universitete private u kthyen në fabrika që jepnin diploma jo në bazë të dijes. Adresimi që i bëmë këtyre problematikave besoj që na ka sjellë në një situatë të re, jo se kemi arritur aty ku duam, por kemi arritur në pikën ku mund të shohim me shumë qartësi rezultatet. Me këtë punë që kemi bërë mund të shohim se çfarë ndryshimesh të tjerë mund të bëjmë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button