Në Oqeanin Indian gjenden disa rrënoja që dyshohet se i përkasin avionit të Malaysia Airlines MH370

Organizata për kontrollin e fluturimeve Flight-Report, pohon se në ishullin Reunion janë gjetur mbetje të aeroplanit dy metra të gjatë dhe se i përkasin avionit të pasagjerëve, Malaysia Airlines MH370, ku në fillim të marsit, u zhduk gjatë një fluturimi nga Kuala Lumpur – Pekin, raporton Anadolu Agency (AA).

Flight-Report pretendon se janë gjetur rrënoja nga pjesët e krahut të djathtë të avionit malajzian të fluturimit MH370.

Rrënojat u gjetën dje në mëngjes në afërsi të ishullit francez Reunion dhe ishin të mbuluara me guaca të shumta deti, me qëllim të konstatimit të pretendimeve se bëhet fjalë për rrënojat e avionit MH370, nga Malajzia tashmë është nisur një grup ekspertësh në ishullin francez Reunion.

Ministri i Transportit të Malajzisë, Liow Tiong Lai për ABC Australian deklaroi se duhet me saktësi të përcaktohet nëse me të vërtetë janë rrënoja të avionit të zhdukur. Mediat australiane thonë se rrënojat mund të jenë edhe të avionit Etiopia Airlines që u zhduk në vitin 1996, apo avionit South Africa Airlinesa që u zhduk në vitin 1987.

Avioni i pasagjerëve Malaysia Airlines në fluturim MH370 u zhduku më 8 mars në linjën Kuala Lumpur-Pekin. Në aeroplan ishin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit. Pas disa javësh kërkime, autoritetet e Malajzisë njoftuan se aeroplani është rrëzuar në oqean, dhe se të gjithë pasagjerët kishin vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button