MPB: Janë dhënë 633 vërtetime për qëllimin e shprehur për kërkesën e të drejtës për azi

­ Ministria e Punëve të Brendshme, në bazë të ndryshimeve dhe plotësime të Ligjit për azil, dje ka dhënë 633 vërtetime për qëllimin e shprehur për dorëzim të kërkesës për pranim të të drejtës së azilit në Republikën e Maqedonisë të shtetasve të huaj të cilët ilegalisht kanë hyrë në territorin tonë.

MPB sot kumtoi se në periudhën prej datës 19 deri më 30 korrik të këtij viti në orën 08:00, janë dhënë vërtetime të gjithsej 22.208 shtetasve të huaj, prej të cilëve 16.109 janë të gjinisë mashkullore, 2.949 janë të gjinisë femësore, 2.953 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 197 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër, të cilëve u është dhënë vërtetimi për qëllimin e dorëzimit të kërkesës për njohje të të drejtës së azilit.

Sipas shtetësisë së personave të cilëve u janë dhënë vërtetime, më të shumtë janë shtetasit e Sirisë, 16.479, pastaj janë nga Afganistani 1.748, nga Iraku 1.222, Pakistani 774, nga Somalia 473, Palestina 415, Kongo 278, nga Kameruni 127, përderisa të tjerët janë me numër më të vogël. Nga fillimi i dhënies së vërtetimeve deri më 30.07.2015 deri në Repartin për azil janë dorëzuar 41 kërkesa për njohje të të drejtës së azilit në bazë të vërtetimeve të dhëna paraprake, me ç’rast 31 kërkesa janë nga shtetasit e Sirisë për azil, prej tyre 10 për fëmijë, pastaj tre kërkesa për shtetasit e Pakistanit, nga dy kërkesa për shtetasit e Marokos, Algjirit dhe Irakut (njëra nga kërkesat është për fëmijë), dhe një kërkesë nga një shtetas i Egjiptit.

Në IP Qendra pranuese për kërkues të azilit në regjistrin ditor të kërkuesve të azilit për datën 30.07.2015 janë evidentuar gjithsej 9 kërkues të azilit, të gjithë janë burra. Nga numri i tërësishëm i kërkuesve të azilit të cilët janë të pranishëm në IP Qendrën pranuese, qëndronë në kumtesën e MPB­së, nuk janë evidentuar kërkuesit e azilit me lëndime, personat e mitur pa shoqërim të prindërve dhe gratë shtatzëne kërkuese të azilit. Në raport të aktiviteteve të ekipeve mobile të Kryqit të Kuq në ditën 29.07.2015, deri në orën 18:00, ndihmë të parë ofruan gjithsej për 100 persona, prej të cilëve 6 shtatzëne dhe 14 fëmijë.

Nga numri i tërësishëm i intervenimeve 67 janë kryer në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli dhe 33 intervenime në stacionin hekurudhor në Tabanovc. Një fëmijë trevjeçar për shkak të temepraturës së lartë është dërguar deri në spitalin e përgjithshëm të Gjevgjelisë, ku është nën kontroll mjekësor. Deri në orën 18:00, ekipet kanë distribuuar 456 shishe me ujë, 14 paketa për foshnja, 57 paketa higjienike për gra, 56 paketa higjienike për burra, 64 paketa me ushqim dhe 62 paketa për vetëndihmë.

Lajme të ngjashme

Back to top button