Mosverifikimi i informacionit nuk sjell besim tek mediet

[Recension: “Shqipëria me plazhe nudo, familjarët largohen”]

Kurir - Shqiperia me plazhe nudo, familjaret largohen

Mediet zgjedhin të “luajnë” me lajme senzacionale dhe jo të zakonshme për të tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe për të tërhequr sa më shumë publik. Lajmi në fjalë, shkel  rëndë normat etike të publikimit të një informacioni dhe kjo për disa arsye.

Kurir - Shqiperia me plazhe nudo, familjaret largohenLinku për te artikulli origjinal: “Shqipëria me plazhe nudo, familjarët largohen”
Data dhe koha e publikimit: 22.07.2015, 16:45
Data e recensionit: 26.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Teksi që recensojmë, shoqërohet me një fotografi dhe pretendon të informojë lexuesin për në fenomen tabu në shoqëri. Gazetari e ka trajtuar atë si fakt të kryer ndërkohë që nuk na jep asnjë informacion për të provuar që pohimet e tij janë të vërteta. As edhe një të dhënë për të vërtetuar atë që sugjeron titulli. Shfaqja e disa pushuesve nudo, nuk verifikon se nudizmi është fenomen dhe as që të tjerët largohen masovikisht.

Shihet qartë që gazetari nuk ka qenë në terren për të parë situatën reale dhe teksti është bërë duke shfrytëzuar informacione të paverifikuara nga interneti. Mungesa e burimeve, sidomos mungesa e deklaratave të pushuesve në plazhet e Shqipërisë bën që lajmi të mbetet thjesht pohim i pabazë.

Fotografia që shoqëron tekstin, që, sigurisht, është vënë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, shkel rregullat etike profesionale për të cilën, në Kodin e Gazetarëve, shkruhet:

“Gazetari duhet t’i ketë parasysh standardet morale të publikut të cilit i drejtohet. Gazetari nuk duhet të përdor përmbajtje të pashembullta, shqetësuese dhe pornografike në punën e tij.”

Për më tepër, në asnjë pikë në tekst nuk tregohet nëse fotografia është bërë në ndonjë nga plazhet e Shqipërisë ose është vetëm për ilustrim. Lajmi është publikuar në më shumë media, kryesisht portale, duke bërë që të gjithë këto media të shkelin mbi këto rregulla etike dhe profesionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button