Bexheti hesht për rastin Kezharovski
Ministri për Drejtësi i Maqedonisë, Blerim Bexheti, nuk iu është përgjigjur thirrjeve të Portalb, për tu prononcuar në lidhje me kërkesat e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, për lirimin e gazetarit Tomisllav Kezharovski.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kohë më parë ka kërkuar nga Ministri Bexheti që të nis procedurën për abolimin e gazetarit Kezharovski, por ka hasur në vesh të shurdhër.
SHGM-ja, gjithashtu dje i ka dërguar letër kryeministrit Nikolla Gruevski që në mbledhjen e parë të qeverisë të diskutojnë dhe të falin Kezharovskin./Portalb