Sonte BDI pritet ta ri-zgjedh Beqir Hasanin kryetar dege në Çair

Sonte Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dega në Çair, pritet të mbajë Kuvendin zgjedhor për të zgjedh kryesinë dhe kryetarin e degës.

Beqir Hasani, kryetar aktual i degës së BDI-së Çair, është kandidati i vetëm për të marrë këtë post.

‘Sa kam informacion Beqir Hasani është kandidati i vetëm për postin kryetar’ tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Ndryshe, kongresi i Bashkimit Demokratik për Integrim pritet të mbahet muajin e ardhshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button