Ndërron jetë vajza e Whitneyt Houston

Bobbi Kristina Brown, vajza e vetme e Whitney Houston dhe Bobby Brown, ka ndërruar jetë të dielën, afro gjashtë muaj pasi u gjet pa vetëdije në vaskë në shtëpinë e saj në Georgia (më 31 janar).

Familja e saj ka thënë se ajo kishte pasur dëmtime të pakthyeshme të trurit.

“Ajo është më në fund në paqe në krahët e Zotit”.

“Duam t’i falënderojmë të gjithë për dashurinë e pakufishme dhe mbështetjen gjatë këtyre muajve”, thuhet në një deklaratë të familjes së Bobbi Kristinas për NBC News.

Kujtojmë se në një situatë të ngjashme në shkurt të vitit 2012, humbi jetën edhe nëna e saj, diva e muzikës botërore, Whitney Houston.

Lajme të ngjashme

Back to top button