De Biasi do të tentojë takim me Januzaj

Një nga temat më të diskutuara kohët e fundit është mundësia për të bindur talentin e Manchester United, Adnan Januzaj, që të veshë fanellën e Kombëtares shqiptare.

Vetë tekniku italian Gianni De Biasi, pas firmosjes së rinovimit të kontratës me FSHF-në, premtoi se do të mundohet të takohet personalisht me 18-vjeçarin, që ai të bëhet pjesë e ekipit që ai drejton.

“Do të punoj në bashkëpumim me Federatën, duke e patur të qartë në kokë sesi do të mund ta motivoj këtë djalosh për të luajtur me Shqipërinë. Sigurisht që do ta bëj një tentativë për ta bindur që të luajë me ne. Nuk e di sesa do të mund të jem i suskesshëm në këtë tentativë, por sigurisht që do ta takojmë Januzajn”, ka thënë tekniku italian.

Ditë më parë babai i Januzaj u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si po vepron FSHF-ja po nuk mohoi mundësinë që djali i tij të veshë fanellën kuqezi. Mundësi të tjera për 18-vjeçarin janë Belgjika dhe Anglia.

Lajme të ngjashme

Back to top button