Autoritetet filipinase nuk e lejojnë Chris Brown të largohet nga vendi

I dëshpëruar reperi Chris Brown u ka bërë apel autoriteteve filipinase që ta lejojnë të largohet nga shteti dhe të vazhdojë tour-in e tij me koncerte.

Reperit 26 vjeçar nga Amerika, i është ndaluar kalimi i kufirit të Filipineve për shkak se vitin e kaluar ai kishte anuluar një koncert për mbrëmjen e vitit të ri.

Broën e ka publikuar një video në instagramin e tij, ku iu lutej zyrtarëve që ta lironin.

Ai është ulur në gjunjë në dhomën e tij të hotelit, dhe dëshpërimisht ka barë lutje që të shkojë.

Më vonë kjo video është larguar nga instagrami i tij.

Broën nuk ka harruar pa e përmendur edhe presidentin e tij Barack Obama. Në përshkrimin e videos ai kishte shkruar me të mëdha: OBAMA!!!!!

Reperi amerikan kishte shkuar në Manila për të performaur dhe për t’ua shpaguar manilasve koncertin e humbur na natën e Vitit të Ri.

Këngëtari nuk kishte shfaqur në koncertin e 31 dhjetorit në vitin e kaluar, të sponzoruar nga krupi indigjen i të krishterëve.

Brown iu kishte thënë se e ka humbur pasaportën dhe si pasojë nuk do të mund të udhëtonte.

Departamenti i Drejtësisë e ka privuar atë nga e drejta për tu larguar nga shteti Filipinas, përderisa ai nuk prezanton dokumente që tregojnë se Broën nuk ka obligime ligjore kundrejt këtij shteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button