Panik në Velipojë, një person qëllon me armë zjarri në plazh

Një person është arrestuar pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër në plazhin e Velipojës i cili ka qënë i populluar nga pushues të shumtë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ku ka bërë të mundur arrestimin e Bujar Buhaj 39 –vjeç banues në Shkodër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri automatik kallshnikov me nr 074561-89, dhe një gezhojë model 56.

Për zbardhjen e plotë të ngjarjes materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “ Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button