Recension: LSDM-ja e teproi. Gruevski nuk është dhe asnjëherë nuk mund të bëhet Fërçkovski!

СДСМ-се-претераа-себе-си-Груевски-не-е-и-никогаш-crop-resize

Recension: LSDM-ja e teproi. Gruevski nuk është dhe asnjëherë nuk mund të bëhet Fërçkovski!]

Teksti i cili më tepër i ngjan letrës së ish të dashurit, se sa tekstit gazetaresk. Ish-funksionarë janë vënë në shtyllën e turpit me kualifikime vullgare, ndërsa nëpërmjet elementeve komentuese mbrohet njeriu i parë i pushtetit aktual, i cili disponon me paratë e popullit. Nuk ka as përpjekje për ta fshehur elementin favorizues proqeveritar të publikimit përplot me komente dhe spekulime.

СДСМ се претераа себе си. Груевски не е и никогаш не може да биде Фрчкоски    ВечерLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja e teproi. Gruevski nuk është dhe asnjëherë nuk mund të bëhet Fërçkovski!

Data dhe koha e publikimit: 20.7.2015, 20:15

Data e recensionit: 22.7.2015

Recensues: Аleksandar Peshev

Këtu nuk kemi tekst gazetaresk, e bile as koment, duke pasur parasysh se publikimi nuk është bazuar në fakte, as në argumente, po qofshin ato edhe të arsyes së shëndoshë.

Mbrojtja e interesit publik nënkupton kontrollim të mënyrës se si të zgjedhur aktualë i harxhojnë paratë e popullit. My ku është një element nga roli i gazetarëve profesionalë si mbrojtës të demokracisë. Këtu e kemi krejtësisht të kundërtën:

“… propagandistët e LSDM-së filluan me filma të propagandës së zezë, si për shembull, ku është kryeministri Nikolla Gruevski për pushime ose sa kushtojnë syzet e tij. Gruevski është në pushime, sikurse edhe çdonjëri prej nesh, kur i vjen koha për këtë.”

Pikërisht ashti. Si guxoni të shkruani për syzet e shtrenjta të njeriut që e paguani me paratë e tuaja popullore? Turp! Ata që nuk i harxhojnë paratë e popullit akuzohen për propagandë që të arsyetohen syzet e shtrenjta të kryeministrit. Pastaj shkohet me formulime të cilat krijojnë përshtypje se sulmi është mbrojtja më e mirë:

“Filmi që e shesin për Gruevskin është montazh i personalitetit të tyre Fërçkovski me orën prej 60.000 dollarësh, orgjitë seksuale në MPB, profitet milionështe nga free-shop-et e vëllaut të tij.”

Këtu kemi ofendim të pastër. Mirëpo, pse aq formulime të pahijshme?

“Gruevski akoma jeton në banesën e tij personale, nuk ka orë, kostume të dhe piktura artistike me shuma milionëshe.”

Domethënë njeriu është modes, ndërsa opozitarët më parë kanë qenë për askund? Mu këtu vërehet anshmëria politike e publikimit, që është orientuar qartazi në mbrojtje të kryeministrit. Pason edhe një seri ofendimesh për pjesëtarët e opozitës që në fund të konstatohet se kryetari aktual i qeverisë është modest. Kemi një publikim, i cili thënë me fjalor zhargoni, është dedikuar për t’i pështyrë kundërshtarët politikë me qëllim përfundimtar të larjes së fytyrës së dikujt.

Lajme të ngjashme

Back to top button