Shqiponjat në Kumanovë!

Të dashur miq,

Lajmet e hidhura, thyejnë zemrat e njerëzve, lëndojnë shpirtrat e tyre, sa do që ata të vinë nga larg.

Por lajmi i hidhur ,që pak para ca orësh ( tani më i konfirmuar plotësisht ) që u shpërnda në rrjetet sociale ,për vrasjen dhe plagosjet nuk vinë nga larg por nga Kumanova, kjo të bën të ndjehesh keq dhe i mërzitur në pa kufi.

Njoftohet për të shtëna ,vrasje dhe plagosje në mes dy grupeve, njërës përkrahës të një pretendenti për kryetar të degës së BDI-së në Kumanovë dhe tjetra përkrahës të ushtruesit të kryetarit aktual të degës, të emëruar para ca kohësh nga kryetari i BDI-së.

Ajo që është tronditëse ka të bëjë me atë se ,është mëkat të vrasësh apo plagosësh edhe një shqiponjë në fluturim, dhe aq më tragjike është të vrasësh apo plagosësh një shqiponjë të madhe në tokë në mes të Kumanovës.

Miq të dashur, nuk dua të atakoj askënd në momente kur ata e kanë diellin dy gishta mbi kokë, por deri sa ata janë duke menduar, ne duhet së paku tua përkujtojmë diçka.

“Ne (BDI-ja) nuk kemi plumba për të vrarë shqiptarë””, kjo ishte një thënie që në fushata u bë logo mashtrimi.

Po ju lutem, të kujt janë këta plumba dhe armë, me të cilat jo vetëm që vriten e plagosen shqiptarë (militant të një partie ) në mes veti, bile vriten e plagosen shqiponja.

Si është e mundur, një parti politike të eksploatojë në mënyrën më perfide, ndoshta sinqeritetin apo naivitetin e individëve të ndryshëm për joshje të një posti të pshurrtë për kryetarë dege.

Kështu përçarje bëjnë matrapaz funksionarë në hierarkinë e partisë kanë ndikime në forma të lloj llojshme , duke favorizuar apo inkurajuar grupacione të ndryshme për këtë post të degës. Kjo është turp , Zoti do t’ju mallkojë.

Zoti e bëftë hajër, ju jeni partia politike e vetme , ku shkrepen armë si frustrim i lobimeve apo zënkave banale për një post të kryetarit të degës, në vend që ato të zgjidhen në kohë dhe me procedurat demokratike . Ju shembuj të konfrontimeve banale patët edhe në degë tjera.

Por kjo fatkeqësisht përfundoj në mënyrë tragjike.

Ju jeni të marrë, mos gaboni të thoni se keni demokraci të brendshme në parti dhe se po gëzoheni që po ka pretendent të interesuar për kësi lloj postesh mashtrimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button