Parandjenja e 20-vjeçares që u dogj me nënën e vëllanë në Korçë: Sonte nuk më shkohet në shtëpi

Kristina Cicani, 20 ¬vjeçare, nuk arriti dot ta vishte fustanin e nusërisë. Ajo nuk arriti dot as të diplomohej, duke lënë pas shumë pengje. Pasi përfundoi vitin e parë të studimeve në Universitetin e Korçës, në degën Filozofi-Sociologjisë, vajza shijoi edhe pushimet e verës.

Të mërkurën ajo sapo ishte kthyer nga pushimet, të cilat i kishte kaluar me të fejuarin. Të njohur të saj tregojnë se, pasi kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje në banesën e të fejuarit, ai e kishte shoqëruar në shtëpi.

Por, diçka duket se ajo kishte parandjerë. “Nuk më shkohet në shtëpi sonte, kot nuk qëndrova te ju ”, mësohet se i ka thënë Kristina të fejuarit, pak para se të hynte në shtëpinë prej ku nuk do të dilte më e gjallë, shkruan gazeta “Panorama”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button