Beckham i dhuron 100 mijë dollarë një familje: E di ç’do të thotë të jesh i varfër (Foto)

Ish-futbollisti, David Beckham, ka suprizuar familjen Gonzales me 100 mijë dollarë në episodin e parë të emisionit Knock Knock Live të Ryan Seacrest.

Ai i dhuroi familjes kaliforniane mbrëmjen e së martës çekun duke e konsideruar atë një familje të klasës punëtore siç ka qenë dhe familja e tij, transmeton Telegrafi.

Në emisionin ku suprizohen vazhdimisht familje në praninë e kamerave 40 vjeçari Beckham donte të njihte më nga afër një familje punëtore të ngjashme me atë të tijën ashtu siç ka pohuar dhe drejtuesi i emisionit Ryan Seacrest.

“Ti japësh një çek të tillë një familje të tillë e kupton se sa shumë rëndësi ka kjo për ata. Mund ta shihni që i ka ndryshuar tërësisht jetën”, u shpreh 40 vjeçari Beckham.
becks

Lajme të ngjashme

Back to top button