“Mitsubish” u kërkon falje ish të burgosurve amerikanë të luftës

Kompania “Mitsubish” në një gjest historik, i ka kërkuar falje për shfrytëzimin e të burgosurve amerikanë të luftës si krah pune gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 2009, qeveria japoneze i kërkoi zyrtarisht falje Amerikës dhe në vitin 2010-t kërkoi ndjesë për të dytën herë për shfrytëzimin e të burgosurve të luftës për punë të detyruar.

Ndërkohë, njëra nga korporatat më të mëdha të këtij vendi, “Mitsubish Materials Corportaion”, iu ka kërkuar falje ish të burgosurve amerikanë, me rastin e 70-vjetorit të përfundimit të luftës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth 12 000 të burgosur amerikanë ishin transferuar në Japoni dhe ishin detyruar të punonin si skllevër, përfshirë edhe 500 të burgosur, të cilët ishin detyruar të punonin për kompaninë e Mitsubishit. Mijëra prej tyre vdiqën.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, i kërkoi “falje me keqardhje të plotë” ish-të burgosurit të luftës, 94-vjeçarit amerikan James Murphy, gjatë një ceremonie publike që u mbajt në Muzeun e Tolerancës në Los Anxhelos. James Murphy, u shpreh se kishte pranuar faljen, që sipas tij, ishte shumë e sinqertë.

Lajme të ngjashme

Back to top button