Kryetari Nevzat Bejta emëroi ushtrues detyre – drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje dhe gjelbërim”

Bazuar në kompetencat që gëzon me ligj, kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta bëri emërimin e ushtruesit të detyrës, drejtor në Ndërmarrjen e re publike “Parkingje publike dhe gjelbërim”.

Deri në zgjedhjen e drejtorit, ushtrues detyre do të jetë Memetali Emro, i cili nga  viti 2013 ushtroi detyrën e zëvendës udhëheqësit të Sektorit për mbikëqyrje inspektuese pranë Komunës së Gostivarit, ndërsa ka përvojë si administrator në këtë institucion nga viti 2015.

Ndryshe, në seancën e 21-të të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët komunal me shumicë votash miratuan vendim për themelimin e Ndërmarrjes publike për parkingje publike dhe gjelbërim. Më herët, njësitë punuese parkingje dhe gjelbërim funksiononin në suaza të NP “Komunalec”.

Lajme të ngjashme

Back to top button