Oer: Marrëveshja e 2 qershorit përcakton të ardhmen

Ambasadorja e Francës Lorens Oer ka thënë në një bisedë për “Utrinski vesnik” se ngjarjet e Kumanovës nuk janë në nivel të njëjtë me atë që është biseduar në marrëveshjen politike.

“Këtu nuk dua aspak të them se bëhet fjalë për operacion apo ndoshta hetime që nuk janë më rëndësi, por vetëm që është rast i veçantë. Marrëveshja e Përzhinos është marrëveshje me të cilën duhej të përgatitej e ardhmja, që të jemi të sigurt se kur do të organizohen zgjedhje, do të mbahen në kushte transparente dhe korekte. Shumë me rëndësi është se çfarë do të ndodhë në periudhën që pason, sepse koha është shumë e shkurtë”, ka thënë Oer.

Lajme të ngjashme

Back to top button