Janë gjetur granata të pashpërthyera në dy fshatra të Manastirit

­ Në fshatrat Mogillë dhe Trap të Manastirit janë gjetur dy granata artilerike të pashpërthyera të kalibrit 75 milimetra nga Lufta e Parë Botërore. MPB­ja sot kumtoi se njëra granatë është gjetur më 21 korrik të vitit 2015 në ora 20 në fshatin Mogillë të Manastirit në oborrin e shtëpisë pronë e N.SH. gjatë kryerjes së punëve ndërtimore dhe është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.

Granata e dytë artilerike është gjetur dje në ora 07:00 në fshatin Trap në Manastir në vendin “Korija” në një arë pronë e O.V. dhe gjithashtu është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button