Gjak, hipokrizi, fyerje dhe pesimizëm: Ku shkoi marrëveshja e Përzhinës?

Mënyra brutale dhe jodiplomatike e bisedimeve dhe negociatave mes pushtetit dhe opozitës, e cila filloi në rezidencën e BE-së në Përzhinë me sa duket ende s’ka përfunduar.

Aty liderët ranë dakord që t’i lënë pas interesat e partive të tyre dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit, por vetëm një javë pas marrëveshjes ata e harruan këtë gjë, dhe përsëri filluan të grinden: “Gruevski do që ta shpëton veten me gjakderdhje”, “Për Gruevskin padyshim më me rëndësi është të rrezitet në Tel Aviv”, “Kulmi i hipokrizisë: Shekerinska sot doli të kritikon”, “Në Qeveri ulet një rrugaç”, “Pushteti është kontraktor i dhunës”, “LSDM duhet ta dijë se do të ketë pasoja”, shkruan Meta.

Të hënën është dashur të mbahet mbledhja për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës.

Zëvendës kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, tha se sikur te konferenca e shtypit, VMRO-DPMNE-ja e anuloi takimin gjysmë ore para se të fillon ai. Ajo tha se për Gruevskin është më me rrëndësi të rrezitet në Tel Aviv se sa t’i realizon obligimet të cilat i morën të gjithë me nënshkrimin e marrëveshjes së 2 qershorit.

Për këtë, VMRO-DPMNE u përgjigj me këtë mesazh: “Shekerinska e cila nuk ka ardhur në asnjë mbledhje deri tani, sot doli ti kritikon të tjerët. Ky është kulm i hipokrizisë”, dhe nga këtu vazhdoi agresioni.

Kjo po ashtu ndodhi edhe me partitë shqiptare, ku lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se arsyeja pse e u nënshkrua ai në këtë marrëveshje ishte sepse ajo ishte mënyra e vetme për t’i lejuar shqiptarët të votojnë kundër strukturave të Ali Ahmetit në kohë të shkurtër. Dhe për këtë, BDI u përgjigj se Thaçi vetëm do që të mbledh poenë politik.

Lajme të ngjashme

Back to top button