Për çdo lajm duhet burim

Në medie jepen informacione të ndryshme, nga fusha të llojllojshme. Sado që informacionet të duhen të thjeshta ato gjithmonë duhet të kenë burimet e cituara saktë dhe qartë.

download (9)Linku deri te artikulli origjinal: “Temperatura më të ulëta gjatë muajit gusht

Data dhe koha e publikimit: 18.07.2015

Data e recenzionit: 20. 07. 2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Lajmi që po e recensojmë ka të bëjë me informacion mbi temperaturat meteorologjike në Maqedoni. Në tekst parashikohet moti, por nuk citohet asnjë burim.

“Ashtu siç ishte në gjysma e muajit korrik, ashtu edhe do të vazhdojë gjysma tjetër e këtij muaji, me temperatura të larta.”

Ndonëse mund të mendohet se lajmi është i thjeshtë sërish është e nevojshme të tregohet se kush është burimi i informacionit. Çdo shkelje e normave, edhe për njoftime fare të thjeshta, krijon mundësi që këto praktika të mos jenë një standard bazë gazetarie.

Edhe psë më tutje informacioni thotë se gjatë muajit gusht meteorologët parashikojnë temperatura më të freskëta që nuk do të shkojnë më shumë se 30 gradë Celsius. Gazetari nuk ka konsultuar asnjë burim, ose meteorologët e kujt institucioni i bëjnë këto parashikime.

Që lajmi të jetë i besueshëm dhe i saktë gazetari informacionin që posedon duhet ta mbështesë në fakte dhe duke konsultuar ekspertë të çështjes që trajton në tekst.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button