Pushuesit kosovarë të pakënaqur edhe në Ksamil – hajnia ‘publike’ në shkallë të lartë

Ksamili përfaqëson një prej vendpushimeve bregdetare më të frekuentuara gjatë verës. Qyteza e vendosur në skajin jugor të vendit ofron plazhe të vogla e të pastra, ndër më të bukurat e bregdetit Jonian.

Që prej fillimit të muajit maj e deri në fillim të korrikut, Ksamili është vizituar nga rreth 50 mijë pushues, shifër kjo disi më e lartë krahasuar me një vit më parë përgjatë të njëjtës periudhë.

Pushuesit këtë vit në Ksamil duket se janë nga nacionalitete të ndryshme por ajo që vihet re është një dominim i pushuesve nga Kosova dhe Maqedonia.

“Ne jemi nga Prishtina dhe kemi zgjedhur pushimet ti kalojmë në Ksamil, për shkak se është vend i mirë. Ky është viti i dytë që vijmë këtu. Pastërtia në nivel”, thotë një pushues nga Prishtina.

Këta të fundit përtej kënaqësisë që ofron deti, dielli dhe ishujt vërejnë një radhë problemesh të lidhura me shërbimet në Ksamil. Pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia flasin për çmime të larta dhe abuzive të lidhura me parkimin e mjeteve si dhe për çmime abuzive dhe të ndryshueshme në plazhet publike.

Një pjesë e pushuesve që vijnë për të disatin vit e gjejnë situatën mjaft zhgënjyese, lidhur me pastërtinë në qytezë dhe mungesën e gjelbërimit.

“Shtrenjtë është për një plazh publik. Shumica nuk e dimë nëse është publik apo privatë”, thotë një pushues nga Kosova.

“Ne duam mikpritje. Paratë sa i lëmë në Malin e Zi, i lëmë në shtetin tonë. Jam nga Peja. Tani do vijnë të tjerë dhe do ketë fluks të madh”, thotë një tjetër pushues nga Peja.

“Situata në Ksamil është zhgënjyese. Është viti i pestë që vij rishtazi dhe papastërtia është zhgënjim total. Mua më shqetëson pluhuri, rrugët e pa bëra. Në pesë vjet asnjë pemë të re”, thotë një tjetër pushues.

Megjithëse këtë vit qyteza e ka shtuar me 500 garsoniera të reja kapacitetin akomodues duke e çuar numrin e shtretërve në rreth 12 mijë të tilla, por ajo që vihet re këtë vit dhe që mund të identifikohet si një prej efekteve të krizës në rajon është shkurtimi i kohëqëndrimit të pushuesve, si dhe një lloj efekti kaotik i kontrollit mbi shërbimet, i lidhur me mosfunksionimin e pushtetit vendor që pas zgjedhjeve lokale.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kronike me permbajtje shume reale ndersa te intervistuarit me se te drejte dhe sinqerte ne intervistat e tyre! Sa per ilustrim dicka shume te ngjajshme perjetova edhe une gjate nje fundjave ( ne dy dite ne dy lokale te ndryshem te cilet ndodhen ne Ksamil). Do ta pershkruaj rastin e pare:
    Lokali mban emrin “Freskia e Jonit” me pronar xhaxhi Nevruzin dhe djalin e tij Erjonin, pershtypja ime njerez jo te sinqerte, kete do ta nenkuptoni nga pershkrimi i vertete i cili vijon ne vazhdim me vone. Kamqrieri i lokalit me emrin Qemal, djale i cili nuk ka piken e lidhjes me profesionin te cilin ushtron. Sjellja e tij eshte tipike mungese edukate familjare, niveli i tij i kultures qytetare shume i ulet, mungese totale e respektit ndaj klientit, arrogant, llafe shume dhe pune pak por ajo qe eshte me kryesorja ne lidhje me kete eshte momenti kur ai ben perllogaritjen e porosise-fatures. Aty, e para, e shrkruar ne dore dhe me stilolaps, nuk kupton asgje nga ajo se cila eshte ajo qe ke porositur dhe cfare cmimi mban ( nje manipulim i hapur dhe pa fijen e respektit dhe ndergjegjes ). E dyta- nese ti merr dhe e zhvillon operacionin e mbeledhjes te cmimeve sipas sasise dhe llojit, pas kesaj shumen e fituar (reale) po ta krahasosh me ate faturen qe te sjell Qemali (emri i kamarierit) do te konstatoni qe Ju keni paguar me teper te pakten nga 3000-5000 leke (te vjetera), i bie qe nese je mysafir ne lokalin Freskia e Jonit – Ksamil te pakten per nje pushim 10 ditesh edhe aty te qellon qe te te sherbej si kamarier Qemali ( gje qe ishte e pashmangshme pasi ai ishte kamarieri kryesor ) ti do te jesh i denuar ose i gjobitur ne menyren me te paskrupullt dhe me te pamerituar nga Qemali ne kete rast te pakten ne vleren e 50 eurove. Behet fjale, ne rastin tim, vetemse per nje tavoline dhe nje familje. Pas kesaj nese mundoheni qe t’ju pergjigjeni te gjitha pyetjeve te cilat rendome lindin ne raste te ketilla ( pse.? si ka mundesi? Me cfare te drejte? Si guxon, c’pandeh ky? Ku mbeti respekti, ceshte kjo sjellje? etj, etj, ) mendja te con qe Qemalin ta varrish mu aty,ne njeren nga ato pishat qe bejne hije ne plazhin e ketij lokali.
    Por jo te nderuar patriote dhe bashkekombas shqiptare, cudite dhe pershtypjet per te keqe dhe zhgenjim nuk perfundojne ketu! Ajo qe do te mundohem qe te pershkruaj ne vazhdim, e them me plot gojen qe eshte nje injorance totale, nje rrugaceri e papare qe vetem horrat qe nuk kane piken e dinjitetit njerzor dhe nuk dijne per respekt ndaj tjetrit e sidomos ndaj klientit i cili ka ardhur bashke me leket e tij qe te te respektoj me prezencen e tij dhe ate ne nje lokal koti si puna e ketij ne fjale. Ne fakt, ja cfare do te perjetoni ( e pashmangshme dmth patjeter):
    Ju, sebashku me pjestarret e familjes , ne nje moment kohe do te vendosni qe te drekoni dhe keshtu uleni qe te gjithe rreth tryezes. Veprimi i pare normal i juaji eshte ajo qe do te kerkoni menyne e kuzhines dhe pijeve te lokalit. Aty shume bukur ju do te shihni qe per llojin e caktuar te gjelles( ose gjithcka tjeter qofte ajo) qendron sasia ne shprehur ne gram dhe ne fund fare vlera e porosise e shprehur ne leke, gje qe te krijon pershtypjen qe eshte e qarte dhe ne njefare menyre ne rregull.
    Vazhdon porosia per secilin vec e vec , pije, sallate, pjata dhe racione te ndryshme dhe ne fund fare klienti kerkon llogarine qe te shlyej pagesen. Dhe e dini cfare ndodh ne kete moment, klienti me te drejte (ne vehte) ben nje perllogaritje ne shpejtesi dhe vjen deri te nje shume e caktuar. Por jo, klienti gabon rende, pasi ajo qe do ti serviret klientit ne nje cope leter te zhgaravitur nga ana e Qemal kamarierit qe ne fakt paraqet faturen nuk ka asnje ngjajshmeri me cmimet qe lexoni ne menyne e lokalit dhe me e forta e Qemalit, ne momentin qe klienti i ben verrejtje te puna e cmimeve, vleres totale edhe asaj se si ka mundesi te ndodhe nje gje e tille, Qemal palacoja me nje gjakftohtesi prej hajduti shqiptar te drejtohet ne menyre te pacipe dhe shprehet ooh me falni i nderuar por Ju nuk keni te drejte, jeni plotesisht gabim, cmimet qe jane te shkruara aty dhe qe ju i shihni aty ne fletepalosje (menu) jane te vitit te kaluar ndersa per kete vit kemi keto cmime qe i shihni ne kete zhgarravinen ketu.
    Te nderuar, te gjitha komentet dhe gjykimet ne lidhje me kete eshtebe drejte e juaj ndersa une u mundova sa me qarte dhe me ciltert te pershkruaj nje pjese nga realiteti i veres 2015 – Ksamil.
    Rasti dyte, qe poashtu me ndodhi mua personalisht, eshte absolutisht i ngjajshem ne perjashtim te asaj qe ndryshon vendi ku ndodhi ngjarja – krimi ( lokali IBIZZA) dhe autori i ngjarjes – krimit ( koleg i Qemalit )
    Pershtypjet e mia:
    – mungese totale e shtetit ne te gjitha segmentet,
    – hajduteria ne plazh (cmimi i shezloneve) hajduteria ne parking ( pagesa me imponim) hajduteria neper lokale,
    – sherbim dhe sjellje tejet e ulet neper lokale,
    – mungese e higjienes dhe kontrollit sanitar,
    Si perfundim, Shqiperia dhe shqiptaret jane shume larg nga turizmi i zhvilluar dhe mbi tegjitha terheqes ( qofte ne Jug – Ksamil, qofte ne Veri -Theth ). Me mendjen tek vjedhja dhe mosrespektimi i tjetrit kultivohet vetemse rrezileku,

Back to top button