Fshatarët indianë ia prenë kokën një femre duke e quajtur “shtrigë”

I është prerë  koka një gruaje të moshuar indiane, të akuzuar për ushtrimin e magjive nga fshatarët në shtetin e Assam-it, raporton BBC.

Sipas policisë vendase 63-vjeçarja, Purni Orang kishte qenë e fajësuar për një sëmundje të përhapur në fshat. Shtatë persona, përfshirë këtu edhe dy femra, janë arrestuar mbi vrasjen e saj.

Policia në Assam thotë se rreth 90 njerëzve, kryesisht gra, u janë prerë kokat, janë djegur të gjallë ose janë therrur me thikë për vdekje, pas akuzave të tilla gjatë gjashtë viteve të fundit.

Në mesin e bashkësive fisnore dhe punëtorëve në plantazhe çaji është shumë e përhapur dukuria e konsiderimit të grave si “shtriga”. Njerëzit në një fshat në Sonitpur sëmureshin dhe disa prej tyre “e fajësonin Purni Orang për gjendjen e tyre”,  tha zyrtari i policisë locale, Samad Hussain.

“Pastaj ata e quajtën atë ‘shtrigë’ dhe e vranë” tha z Hussain.

Në tetor, Debjani Bora, një atlete indiane në Assam, ishte rrahur rëndë pasi që u akuzua si “shtrigë”.

Ekspertët thonë se pas këtyre sulmeve qëndrojnë besime paragjykuese, por ka raste kur njerëzit – sidomos të vejat – janë në shënjestër për tokën dhe pronën e tyre./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button