Indi, orë policore në disa fshatra për shkak të sulmeve të tigrave

Për shkak të sulmeve të tigrave në rritje në veri të Indisë, në disa fshatra është shpalluar orë policore në mbrëmje, transmeton Anadolu.

Sipas “ANI News”, zyrtarët kanë njoftuar se në shumë fshatra në rajonet administrative Rikhanikhal dhe Dhumakot të shtetit Uttarakhand, do të zbatohet orë policore duke filluar nga ora 19:00 e deri në 06:00 me kohën lokale.

Për shkak të sulmeve të tigrave më 13 dhe 15 prill humbën jetën 2 persona, ndërsa përveç orës policore, edhe shkollat dhe kopshtet për fëmijë do të qëndrojnë të mbyllura deri më 18 prill.

Ndërkohë, në lajme theksohet se autoritetet do të jenë vigjilentë në zonat ku mund të përqendrohen tigra. Gjithashtu, autoritetet janë udhëzuar për familjet dhe shtëpitë që janë ndikuar nga sulmet e tigrave në rajon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button