Nuk dihet se kur do të rinovohet ambulanca në Lagjen e Trimave

Ministri i shëndetësisë, Todorov nuk ka përgjigje konkrete se kur do të rinovohet ambulance në Lagjen e Trimave në Kumanovë edhe pse banorët ankohen për kushtet e këqija për punë, xhamat e thyer dhe higjienë të keqe. Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov thotë se do të mendojë kur do të ndërmarr diçka, transmeton Alsat M.

“Ka shumë ambulanca në Maqedoni, të cilat kanë nevojë për rikonstruim, ne po lëvizim në kuadër të mundësive tona, në kornizat e programit që kemi për mundësim të vazhdueshëm rinovimi dhe rikonstruimi të ambulancave”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Si shembull ministri i përmendi ambulancat në Miladinovcë dhe Vollkovë.

“Vazhdimisht kujdesemi të përmirësojmë punën në disa prej atyre ambulancave që janë ndërtuar 50-60 vite më parë dhe nuk janë rinovuar , në atë drejtim përpiqemi në kuadër të buxhetit dhe mundësive tona, vazhdimisht të kryejmë rekonstruim”.

“Konkretisht për këtë?”

“Epo, do mendojmë”, u përgjigj Nikolla Todorov – Ministër i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button