U gjet skeleti i babait të Aleksandrit të Madh

Mbreti Filipi II i Maqedonisë, babai i Aleksandrit të Madh, dihet se ka pësuar një plagë depërtuese nga një heshtë e cila kaloi nëpër këmbën e tij – duke e dëmtuar atë tre vjet para se të vritet në vitin 336 pes.

Familja mbretërore maqedonase u varros në tre varre në kodrën e Madhe Tumulus në qytetin verior grek të Verginas. Është rënë dakord njëzëri se në varrin e tretë është i biri i Aleksandrit të Madh, Aleksandri i IV. Është besuar se eshtrat e mbretit Filip it të II janë të përfshira në varrin e dytë. Ajo madje edhe është quajtur zakonisht “Varri i Filipit.” Por nuk diheshte nëse me të vërtetë është ai? Në fund të fundit, dy skelete meshkuj ishin gërmuar në fund të viteve 1970: njëri nga varri 1, një tjetër nga varri 2.

Pas aplikimit të teknikave të mjekësisë ligjore të sotme për të analizuar mbetjet skeletore, Antonis Bartsiokas, nga Universiteti Democritus të Thrakes dhe kolegët e tij thonë se me të vërtetë Filipi i II u varros në varrin e parë. Zbulimet e tyre janë botuar në Procedura e Akademisë Kombëtare të Shkencave këtë javë.

Së pari, ekipi vlerësoi moshën me ndihmën e CT Imazheve dhe duke shqyrtuar dhëmbët dhe kockat e legenit. Dhe kockat e legenit, së bashku me kockat kafkës, gjithashtu kanë ndihmuar ata për të përcaktuar gjininë. Atëherë ata kanë përdorur një skaner 16-fetë dhe një teknikë të quajtur radiografi për të skanuar eshtrat e veçanta të caktuara.

Mashkulli 45-vjeçar nga varri 1 ishte i gjatë 1.8 metra. Kockat e tij të këmbës së majtë treguan një shtangim të njyjeve të gjunjit (i quajtur flexional ankylosis) me shenja të shkrirjes së kockave (shiko foton lart), mundshëm të jenë shkaktuar për shkak të inflamacionit traumatik të rëndë. Drejtë përmes rritjes së jashtëzakonshme të gjunjit, ata gjetën një vrimë që korrespondon me një plagë të mprehtë e shkaktuar nga ana e një projektili të shpejtë. Ky dëmtim ka dëmtuar lëvizjen e tij, duke e bërë atë mbret çalaman. Përveç kësaj, lezione asimetrike të kockave tregojnë atë që quhet “qafë e shtrembër” – një efekt i mundshëm nga animi kompensues i kokës së lidhur për një ecje të pabarabartë. Çdo herë që ai ka shkelur në këmbën e tij të majtë, ai do të duhet të ketë anua kokën në të djathtë. Shërimin e tij pas kësaj plage është një ngjarje e pabesueshme në një epokë pa antibiotikë, thotë ekipi dhe kjo demonstron aftësi të shquar nga mjekët e tij për të shmangur gjakderdhjen.

Varri i parë poashtu ka pasur edhe mbetjet e një gruaje 18-vjeçare dhe një foshnje të porsalindur. Ka gjasa që këto ti përkasin gruas së mbretit, Kleopatra dhe fëmijës së tyre. Ata ishin të dy të vrarë menjëherë pas vdekjes së tij. Maksila e kafkës së saj është në fotografinë lartë në të djathtë dhe mbetjet e fëmijës së porsalindur janë në fotografinë më poshtë.

Pasi që zbulimi i skeletit të mashkullit në varrin e dytë nuk tregojnë lezione për një plagë fatale në këmbë, arsyeja e hulumtuesve ishte se banor i këtij varri, duhet të ketë qenë mbreti Arrhidaeus (gjysmë vëllai i Aleksandrit të Madh) dhe gruaja e tij Eurydice. Ky varr i paplaçkitur gjithashtu përmban armaturë të blinduar me një helmetë dhe mburojë.

Fëmija i porsalindur e mbretëreshës Kleopatra dhe mbretit Filip II të Maqedonisë. Antonis Bartsiokas.

Fotografi: Javier Trueba (lart dhe në mes), Antonis Bartsiokas (poshtë).

Lajme të ngjashme

Back to top button