Sekuestrohen 115 kilogram duhan në Tabanoc (FOTO)

Nëpunësit doganorë nga vendkalimi kufitar Tabanovc – autostradë mbrëmë para mesnatës penguan një tentim për kontrabandim të 115 kilogram duhan.

carinaa22

Sipas drejtorisë së doganave, mbrëmë në orën 23:30 në dalje nga Maqedoni në vendkalimin Tabanoc-autostradë ka arritur një automjet i zbrazur transportues me targa serbe, i drejtuar nga një shtetas serb me iniciale G.J.

“Për shkak të dyshimit në deklaratën e shoferi se nuk ka asgjë të paraqesë për kontroll doganor, në pajtim me kriteret për analizë të rrezikut, është kryerer kontroll i hollësishëm në automjet dhe pjesës transportuese, me ç’rast në kabinën nën krevat janë gjetur 115 pako prej nga një kilogram duhan. Malli është konfiskuar përkohësisht, ndërsa kundër autorit është filluar procedurë përkatëse”, njoftoi Drejtoria e doganave.

ccarinaaa

Lajme të ngjashme

Back to top button