Konflikti i 2001-shit, OKB kërkon rihapjen e hetimeve për 4 raste

Komiteti për tortura pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkoi gjatë mesit të muajit korrik që të rihapen hetimet për katër raste të kthyera nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe për rastin e gjashtë shqiptarëve të zhdukur gjatë konfliktit të vitit 2001, shkruan gazeta maqedonase “Vest”.

Më 19 korrik 2011, Parlamenti i Maqedonisë miratoi interpretmin autentik të Ligjit për Amnisti, duke hedhur poshtë procesuimin e rasteve të Hagës, por ky komitet ka vlerësuar se sipas të drejtës ndërkombëtare rastet e krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe torturës nuk vjetërsohen dhe nuk mund të amnistohen.
Në raport thuhet se askush nuk mund të dalë pa u dënuar për shkelje të të drejtave të njeriut gjatë kohës së konfliktit në Maqedoni.

Ndërkohë Prokuroria Publike nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me kërkesën e OKB-së dhe pyetjet e bëra nga gazeta “Vest”.

Katër rastet e Hagës që u kthyen nga Haga për t’u gjykuar në Maqedoni dhe u mbyllën me një amnisti të miratuar nga Parlamenti, duke theksuar se nuk ka bazë për hapjen e këtyre proceseve.

Por cilët janë këto katër raste:

1. Rasti i parë është akuza kundër Udhëheqësisë së UÇK-së.

2. Tortura ndaj punëtorëve të ndërmarrjes Mavrova, ku sërish akuza rëndon mbi UÇK-në.

3. Ndalimi i ujit tek Liqeni artificial i Likovës për banorët e Kumanovës, ku gjithashtu akuza rëndon mbi UÇK-në.

4. Rastet e zhdukjes së civilëve shqiptarë dhe maqedonas gjatë konfliktit

Lajme të ngjashme

Back to top button